Pass 50 vitesh martesë burri i rrëfen gruas së tij se e kishte gënjyer gjithë jetën, ndërsa ajo…

6929
0

Një çift të moshuarish jetonin vetëm në banesën e tyre në një fshat amerikan. Ata ishin dashuruar që të rinj dhe pavarësisht të gjithë sfidave ata kishin ruajtur dashurinë e tyre edhe për mbi 50 vjet martesë.

Ata jetonin në varfëri, por çifti ishte mirënjohës që kishin njëri-tjetrin. Një herë në javë, burri dhe gruaja uleshin në parkun pranë shtëpisë dhe hanin kekun me qershi. Ishte ëmbëlsira e tyre e preferuar dhe luksi i vetëm që ata mund ta përballonin. Në ato ditë kaluan shumë momente të bukura.

Por kishte një gjë shumë të çuditshme: burri hante vetëm koret e kekut, ndërsa gruaja e tij, nga ana tjetër preferonte mbushjen.

Gjatë dimrit burri i saj u sëmur dhe kishte sëmundjen e rëndë që nuk i shpëtonte dot, ishte një moment i tmerrshëm për të dy.

Papritmas i moshuari vendosi t’i thoshte diçka shumë të rëndësishme gruas së tij:

Gjithçka që dëshiroja të bëja me jetën time ishte të të bëja të lumtur. Shpresoj se ja kam arritur. Dhe, e dashur, mos u zemëro me mua, por unë kam gënjyer gjithë këto kohë.”
Gruaja ishte e befasuar, nuk e kuptoi pse. Por plaku vazhdoi: “Unë … thjesht, nuk i kam pëlqyer kurrë koret e ëmbëlsirave”.

Ata shikuar njëri-tjetrin dhe buzëqeshën.

Pastaj gruaja tha:

Të gjitha këto vite unë kam qenë duke u përpjekur të të bëja ty të ndiheshe i lumtur duke thënë se dua mbushjen sepse mendoja që t’i i ke qejf koret…kur unë në fakt vetëm koret preferoja.”

Kjo është ajo që quhet dashuri pa kushte!