Ish-presidenti Bujar Nishani ka sqaruar përse djali i tij, Ersilio, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
“Im
bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një
prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës, ku
prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.
Shteti
Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk
lejohet dy shtetësia”, sqaron Nishani në një postim në rrjetin social
Facebook.
Më tej, Nishani thotë se komentet negative mbi këtë fakt lidhen me personin e tij, dhe se ai ndihet krenar për të birin.
“Unë jam shumë krenar për fëmijët e mi pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar.
Turp
dhe e papranueshme është ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo
paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo
tjetër që është në nevojë për ndihmë.Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate
propagande jam unë. Regjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket
se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar. Kjo më kënaq në fakt”,
shkruan Nishani.
Djali i ish-presidentit ka hequr dorë nga shtetësia më 18 mars, në dekretin e publikuar në fletoren zyrtare, numër 36 të këtij viti.