Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar

759
0

Ndahet nga jeta Ali Mema, një nga legjendat e futbollit kombëtar, protagonist me 17 Nëntorin e famshëm të viteve ’60-’70.

Mema ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e tij pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Ali Mema (ka lindur më 1 shkurt 1943 në Tiranë) është një ish-futbollist shqiptar i cili ka luajtur për “17 nëntori” e Tiranës. Skuadrat me të cilat është aktivizuar: “SK Tirana” (17 nëntori), “Vllaznia” (gjatë kohës kur kryente zborin ushtarak passtudentor), “Partizani” (në kupat ballkanike), “Dinamo” (në kupat ballkanike), “SK Tirana” (17 nëntori).

Kampionate: 4 me SK Tirana (17 nëntori) në sezonet 1964-1965, 1965-1966, 1968 dhe 1969-1970

Kupa të Shqipërisë: 1 me SK Tirana (17 nëntori) 1963

Kampionate si zv-trajner: 3 me SK Tirana (17 nëntor) 1981-1982, 1984-1985, 1996-1997

Me ekipin Kombëtar: 12 ndeshje

Me ekipin olimpik: 3 ndeshje

Takime ndërkombëtare miqësore dhe zyrtare për Kupën e Kampioneve dhe Kupën Ballkanike midis klubeve: 80

Mban titujt: “Mjeshtër i Madh”, “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar”, “Nderi Sportit Shqiptar”, “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, “Mirënjohje e Qytetit të Tiranës”, në “Librin e Artë” të Klubit të Futbollit “Tirana”