“Sot do të heq rrobat e zisë”, gruaja e Agim Arapit bën deklaratën e papritur

2649
0

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, ka reaguar edhe bashkëshortja e Agim Arapit, i cili u vr.a në prill të vitit 2017, gjë për të cilën janë arrestuar dy persona, ndërsa familja akuzonte Jurgen Kurtin si shkaktar.

Në një prononcim për Dosja.al, Vjollca Arapi është shprehur se shpirti i të shoqit të ndjerë ka gjetur qetësi, e për këtë do të heqë rrobat e zisë.

“Shpirti i burrit gjeti paqe. Sot do të heq rrobat e zisë”, është shprehur ndër të tjera Vjollca Arapi.

Vjollca Arapi, është marrë në pyetje nga Policia, ndërsa ka mohuar çdo lidhje me vr.asjen e Jurgen Kurtit. Ajo shpreh keqardhjen e saj për këtë ngjarje, ndërsa shprehet se ka kërkuar vendosjen e drejtësisë e jo vra.sjen e tij.

“E dëgjova në media për vra.sjen. Me erdhi keq se ishte djalë i ri. Keqardhje për nenen e tij që i iku djali dhe i them se une dhe familja ime s’kemi lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar bu.rgun, drejtësinë, jo vd.ekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time dhe beri kontroll. Me morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vr.asjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali. Drejtësia nuk u vu ne vend per bashkeshortin tim sepse u ble me para”, – shprehet Vjollca Arapi.

Ajo shprehet se ka qëndruar deri në orën dy në polici ku është marrë në pyetje.

Agim Arapi, një tregtar nga Durrësi, u dhu.nua bar.barisht për vd.ekje, ndërsa për këtë është dënuar Kujtim Ekonomi, vëllai i vjehrrit të Jurgen Kurtit. Ky i fundit ndonëse u akuzua nga familjarët e tregtarit të vr.arë, u la i lirë nga drejtësia.

Vjollca Arapi gjithmonë ka kërkuar drejtësi pasi sipas saj kamerat e sigurisë në biznesin e tyre tregonin edhe përfshirjen e Jurgen Kurtit, për të cilin thoshte se është përgjegjës edhe për vr.asjen e burrit të saj edhe të babait të tij.

Jurgen Kurti u vr.a mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në afërsi të banesës së tij që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Atij i është zënë pritë nga persona të maskuar, të cilët e kanë që.lluar sapo Kurti ka dalë nga makina për të shkuar në shtëpinë e tij. Jurgen Kurti njihej ndryshe dhe si menaxheri i VIP-ave në Tiranë, ndërsa është akuzuar për dy vr.asje, por për asnjërën prej tyre nuk është dënuar.