3 të pushtetshmit shqiptarë bëhen bashkë. Ja ku kanë shkuar

1490
0

Të tre janë personazhe tepër të pushtetshëm në tre fusha të ndryshme, por që shpesh ndërthurren me njëra tjetrën, Blendi Fevziu, Samir Mane, dhe Baton Haxhiu kanë vizituar së bashku Panamanë, rripin tokësor që lidh bashkë dy Amerikat.

Gazetari Blendi Fevziu njihet për pasionin e tij për udhëtimet në vendet ekzotike të planetit, nga savanat e Afrikës e tashmë deri në Panamanë ekzotike me xhunglat e dendura. Ai shoqërohet nga një prej biznesmenëve më të fuqishëm në Shqipëri dhe më gjerë, Samir Mane si dhe nga analisti Baton Haxhiu, i përfolur së fundmi për influencën që ka te disa politikanë shqiptarë.

“Kanali i Panamase. Zona e xhungles se Gamboa”, shkruan Fevziu në foton e publikuar në rrjetet sociale, ku duken teksa pozojnë me toquillën, kapelen e famshme tradicionale prej kashte. Nuk dihet nëse është Fevziu ai i cili i ka bindur për këtë udhëtim tepër të gjatë, apo ka qenë një dëshirë e përbashkët.