‘I don’t care’/ Shihni çfarë i bën makinës 60-vjeçarja matjane: Po të isha më e re…(Video)

Fidane Duka nga fshati Komsi në Mat thotë se makina është për djemtë, jo për pleqtë, por është e detyruar që të lëvizë shpesh për të bërë pazarin dhe për të dërguar bulmetin nga fshati në qytet.

Është e rrallë që të gjesh një grua në Shqipëri në moshën 60-vjeçare që t’i japë makinës mjaft mirë dhe pa frikë si Fidane Duka nga fshati Komsi në Mat. Ajo thotë se makina është për djemtë, jo për pleqtë, por është e detyruar që të lëvizë shpesh me fuoristradën për të bërë pazarin dhe për të dërguar bulmetin nga fshati në qytet.

Fidanja tregon se sebep për makinën u bë vëllai që ia solli, ndërsa më pas shkoi në kurs tre muaj për të marrë patentën. Nëna e shtatë fëmijëve e ka mbyllur tregimin e historisë së saj mjaft interesante me një batutë me gazetaren Anjeza Maja në rubrikën “Njerëz të padukshëm”. ‘Jam plakë e vjetër, jam 60-vjeçe, por të kisha qenë e re, nuk do ta kisha liruar vendin e punës, ‘i don’t care” thotë Fidane Duka.

- Advertisement -

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Ja kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4

Mikela është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo hyri në shtëpi disa javë më parë, por nuk e arriti dot ta çonte...

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.