Pritet mot me shi, Veliaj-qytetarëve: Të shtyjmë Ditën e Verës më 17 Mars

634
0

E enjtja e ardhshme, 14 marsi, ndonëse zyrtarisht është Dita e Verës, sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet të jetë një ditë me shi.

Kjo mund të vështirësojë festimet e organizuara me këtë rast. Kjo duket se ka vënë në dilemë Bashkinë e Tiranës e cila ka përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për këtë ditë festive.

Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, por rreziku i një moti të keq ka bërë që kryebashkiaku Erion Veliaj të kërkojë mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet të dielën, më 17 mars, pra të dielën kur dhe moti pritet të rikthehet i ngrohtë dhe me diell. Ja cfare shkruan:

Hej! Me ndihmo 1min me nje dileme! 🤔

Te gjitha parashikimet e motit e japin Diten e Veres dt.14 shi me gjyma! ⛈🌪☔️

Kemi petgatitur 50 aktivitete per femije e te rritur! A mos ja vlen te tregohemi te zgjuar e t’i bejme festimet te Dielen dt. 17? 🌤🥁💐
(E enjtja pushim gjss)

— Erion Veliaj