– Zoti Braho, në intervistat e shpeshta që kemi bërë bashkë kohët e fundit, keni theksuar faktin se opozitës dhe Berishës në krye të saj i duhen v*ktimat për t’u dhënë “zj*rr” protestave të tyre, sidomos pas djegies së mandateve. Vazhdoni ta keni këtë bindje?
– Padyshim që vazhdoj ta kem këtë bindje, madje të përforcuar. Pse do të thoni ju? Fare thjesht: nga gjestet dhe sjelljet e dh*nshme të opozitës, nga gjuha e përdorur nga krerët e opozitës, sidomos nga Berisha dhe Basha. Sjellja në protestën e fundit ishte mjaft domethënëse për të vërtetuar se Berisha kërkon me doemos gj*k. Ai flet për konflikt civil dhe për revolucion dhe për të përsëritur vitin 97, i duhen një ose disa v*ktima për ta përdorur si pretekst për “revolucionin” e tij. Dhe në këto kushte një skenar i tillë ogurzi mund të realizohet lehtësisht.
Kr*mineli Sali Berisha, i zhytur deri në grykë në gj*k dhe i pandëshkuar, kërkon sërish gjak. Kot lodhen ata që i kujtojnë kr*minelit Sali interesat kombëtare, negociatat për anëtarësimin në BE etj., etj. Këtij v*mpiri gjëja e fundit që i shkon në mendje është stabiliteti, interesat kombëtare dhe integrimi evropian, madje as i shkon në mendje për këto.
Ai ka hyrë në politikë me misionin e posaçëm kundër interesave tona kombëtare dhe për të penguar gjithçka pozitive në këtë vend.
Sot për të shpëtuar kokën e tij dhe familjen ai është çdo moment i gatshëm ta fusë vendin në një gj*kderdhje të paparë. I duhen vetëm ca k*mikazë. Si në vitin 1991, si në 97-n e 98-n. Tani që është bindur se policia nuk zbraz asnjë f*shek kundër protestuesve, por vetëm tymuese, me shumë gjasa, v*ktimat do të jenë “aks*dentale” nga brenda opozitës, për të gjetur një pretekst për të s*lmuar shtetin.
Sikurse jam në dijeni nga brenda opozitës, ky skenar i Berishës do të kulmojë në datën 16 mars, në atë që ata e quajnë “protestë popullore”.
– E pranojnë një vetësakrifikim të tillë vetë militantët e PD?
– Unë nuk dua ta pranoj se mund të dalin vullnetarë për k*mikazë. Por këtë skemë ai e ka përdorur njëzet e ca vite më parë. Lexoni rrëfimin e aviatorit Ardian Elezi, i cili më 4 mars të vitit 1997, së bashku me aviatorin tjetër Agron Dajçi nuk zbatuan urdhrin për të b*mbarduar Urën e Mifolit dhe “dezertuan” në Itali.
Po kështu si ata ka pasur edhe aviatorë të tjerë që nuk i zbatuan urdhrat m*kabre të Berishës për të b*mbarduar popullsinë civile të rebeluar në jug të vendit. Ata i hidhnin b*mbat nëpër male e vende të braktisura. Edhe ky ishte një moszbatim urdhri për të mos shkaktuar k*saphanë. Prandaj dhe mendoj që edhe militantët e tanishëm t’i thërresin mendjes e të mos bëhen k*mikazë të Sali Berishës, Lulzim Bashës apo të kujtdo tjetër.
Kjo do të ishte rruga më e mirë për të dj*gur skenarin e Berishës për l*ftë civile. Qytetarët e këtij vendi besoj se e kanë kuptuar më në fund se kapitulli i Berishës është mbyllur përfundimisht, dhe është mbyllur me turp.
– Zoti Braho, kemi ndërkohë një qëndrim të prerë të ndërkombëtarëve që jo vetëm kanë dënuar aktin ekstr*m të lënies së mandateve nga ana e opozitës, por edhe kundër protestave të saj të dh*nshme. Thua se këto apele të ndërkombëtarëve nuk do të dëgjohen nga opozita?
– Deri më tani unë nuk po shoh ndonjë shenjë reflektimi nga opozita. Madje krerët e saj e kanë ashpërsuar gjuhën edhe tonet duke k*rcënuar edhe Europën. Aq më keq për ta, pasi dihet fare mirë se kush del i fituar nga ky duel me Europën.
Ata që dorëzuan mandatet nuk mund të jenë këtej e tutje as vendimmarrës dhe as përcaktues për fatet e mëtejshme të demokracisë në këtë vend. Ata janë dhe do të mbeten ca të papunë që nuk do t’i përfillë kurrkush.
Lëvizja ekstr*me për dorëzimin vullnetarisht të mandateve është e paprecedentë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë Europën. Kjo lëvizje ishte fatale për opozitën. Është për të ardhur keq, por në fakt mua nuk më vjen hiç keq për këta mjeranë qe i kanë sjellë aq shumë të këqija këtij vendi dhe këtij populli.
Ata me këtë qëndrim që po mbajnë po shënojnë fundin politik të tyre dhe të forcave politike që përfaqësojnë. Por vendi nuk ka për të mbetur pa opozitë. Është ky momenti më i volitshëm për të krijuar një opozitë tamam, atë që i duhet këtij vendi. Unë hyj tek ata që besojnë se një opozitë konstruktive dhe më e mirë do të krijohet.
– Sidoqoftë zoti Braho, ky mendoj se është dhe një moment i rëndësishëm që edhe PS të korrigjohet,mbase edhe të rikrijohet. Sepse, në analizë të fundit, i pandëshkuari ka marrë zemër për qëndrimet radikale nga korrupsioni i qeverisjes aktuale apo jo?
– Po, keni të drejtë. Qeverisja aktuale ka shumë gjëra për të korrigjuar. Ka skandale gjatë këtyre viteve në pushtet. Por edhe Partia Socialiste nuk duhet të mbetet nën tutelën e një personi që nuk pyet për partinë dhe elektoratin që e ka votuar këtë parti për të qeverisur.
Besoj se, pavarësisht ngërçeve të krijuara, kjo periudhë do të shërbejë si një shkak për të shëndoshur partinë dhe për ta sjellë qeverisjen në binarët e duhur. Por, për këtë do të kemi rastin të flasim sërish pak më vonë…
Burimi: Gazeta Dita