Dështim total, Reali Madrid jashtë Championsit

4 gola nga Ajaksi me një lojë spektakolare e nxorën jashtë kompeticionit. Champions i vendosi vulën dështimit të këtij edicioni, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe humbjes në kampionat po nga Barcelona, që e nxorën nga gara për trofeun

Katastrofë! Nuk ka si të shkojë më keq se kaq për Realin e Madridit. Kampionët e Europës janë eliminuar nga Champions League pas shkatërrimit që pësuan nga Ajaksi, që kaloi në fazën tjetër të çerekfinaleve bashkë me Totenhemin. Reali fitoi ndeshjen e parë 1-2 në Holandë duke menduar se e hipotekoi kualifikimin, por pësoi një disfatë të rëndë në shtëpi 1-4.

Katër gola nga holandezët me një lojë spektakolare e nxorën jashtë kompeticionit. Champions i vendosi vulën dështimit të këtij edicioni, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe humbjes në kampionat po nga Barcelona, që e nxori nga gara për trofeun. 

Kështu pas tre trofeve radhazi të Champions League dhe katër në pesë vitet e fundit në total, mbyllet epoka e suksesshme madrilene duke i hapur rrugë një revolucioni të pashmangshëm që duket se do të nisë nga stoli…

- Advertisement -

Kupës së Botës 2026, kalendari me datat e ndeshjeve! Ja kur luan Shqipëria me Serbinë

U hodh sot në Zyrih të Zvicrës shorti i kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Shhorti i vuri kuqezinjtë e Shqipërisë në grupin K,...

Hidhet shorti i Euro 2024, ja Grupi me ke do te luaj Shqiperia ne Evropianin 2024

Diten e sotme ne oren 18:00 u hodh shorti per Euro2024 Shqiperia ndodhet ne grupin B dhe do te luaje me Italine, Spanjen dhe Kroacine Me...

Shqipëria vendos një rekord në historinë e futbollit

Kombëtarja e mbylli si e para si asnjëherë tjetër në grupin kualifikues të Euro 2024 dhe me një rekord pikësh, 15, po aq sa...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.