‘Nuk dua të të shoh me të zeza duke qarë rrugëve të Tiranës’, Shkrimtarja rrëfen dëshirën e fundit të djalit

2093
0

E ftuar në emisionin ‘A Show’, shkrimtarja Flutura Açka ka folur për herë të parë për humbjen e djalit.

Ajo ndër të tjera e përlotur ka rrëfyer dhe dëshirat e djalit. Një nga më të fundit ishte që ajo të mos vuante pas largimit nga kjo botë.

‘Më tha një moment kur më shikonte duke qarë në shtëpi, nuk dua të shoh duke qarë se më duket sikur po marr pjesë në funeralin tim. Në një moment tjetër më tha do të mungoj nga që nuk e thoshte dot shqip, do të më mungosh. Më thoshte Flutnesh, i thosha geg se ngjante shumë nga gjyshi dhe i qeshte fytyra. ‘Do të më vij shumë keq të të shoh rrugëve të Tiranës e veshur me të zeza duke qarë, do të më vijë shum keq. Mam pranoje është keq, pranoje. Mami bota është thjesht një aksident, pranoje fatin’, më thoshte. Më ka mësuar im bir si të sillem’, rrëfeu Flutura.