“Çfarë kemi ne katundarët që na pëlqen kaq shumë publiku?”

Aktori i humorit, Bes Kallaku, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne “Në Kurthin e Piter Pan”, ku nuk u shpëtoi pyetjeve pikante të fëmijëve.

Xheisoni, i cili vjen nga fshati Myshqeta tha se kishte një të përbashkët me Besin: edhe ai vjen nga fshati, nga Bubqi. Pyetja që ai kishte ishte se çfarë i bën kaq të dashur për publikun katundarët?

Xheison: Ti ishte në skenën e “Këngës Magjike”, ndërsa unë jam në skenën e “Në Kurthin e Piter Pan”. Si mendon ti, çfarë kemi ne katundarët që na pëlqen kaq shumë publiku?

Bes Kallaku: Ne katundarët jemi kripa, jemi lezeti mer. Nuk ka lezet qyteti pa një katundar. Do kishte lezet “Piter Pan” pa ty p.sh.? Do kishte lezet humori pa një katundar si puna ime? Parlamenti pa një katundar si Nard Ndoka?

Xheison: Cilët janë më të mirë, qytetarët apo katundarët? Unë mendoj se janë katundarët.

Bes Kallaku: Ti e dhe vetë përgjigjen, ne jemi më të mirë (qesh).

Xheison: Xhensilën e ke quajtur skifterja e zemrës, po Ajkën si do ta quash, domatja e zemrës? Ne e dimë që ti i pëlqen shumë domatet.

Bes Kallaku: Unë Xhensilën e quaj skifterja e zemrës, Ajkën e quaj domatja e zemrës…./tvklan.al

- Advertisement -

U vesh si grua për të dhënë provimimin në vend të gruas së tij, arrestohet 26-vjeçari

Autoritetet indiane arrestuan një 26-vjeçar, i cili u vesh si grua për të marrë pjesë në provimin e universitetit, duke imituar të dashurën e...

Restoranti i shton 2 € në faturë turistit se ia ndau përgjysmë sanduiçin. Pronari: Na mori kohë

Një turist britanik mbeti i mërzitur pasi një tarifë prej 2 euro iu shtua faturës së tij nga ana e restorantit  për prerjen e...

Detyron gruan të lahet vetëm njëherë në javë se është kurnac, gjykata dënon për keqtrajtim burrin

Nëse bashkëshorti është shumë dorështrënguar, ai mund të dënohet. Kështu ka vendosur Gjykata e Kasacionit, duke konfirmuar dënimin ndaj një bashkëshorti dhunues, i cili...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.