Kthehen nga emigracioni pas 15 vitesh, shqiptarët që po lënë Greqinë për të ndërtuar sera në Roskovec

700
0

Pas 15 vitesh ne emigracion, dy vëllezër nga fshati Strum i Roskovecit, kthehen për të punuar në tokat e tyre.

Ilir dhe Miklovan Cjapi, prej afro dy vjetësh janë rikthyer në fshatin e tyre dhe merren me bujqësi. Kursimet e grumbulluara nga puna në Greqi, vendosin t’i investojnë për ngritjen e serave në tokat e tyre. Pasi ndërtuan serën e parë me një sipërfaqe prej 3 dynymësh, vendosën të ngrenë edhe një tjetër me të njëjtën sipërfaqe.

Ne serat prej 6 dynymësh, dy vëllezërit kultivojnë domate, speca dhe kastravec. Prodhimin ata e tregtojnë vetëm për eksport, kryesisht ne vendet e Bashkimit Europian si Greqi, Gjermani e Poloni.

Ndonëse kanë më pak se dy vjet që kultivojnë perimet në sera, dy vëllezerit janë të kenaqur me të ardhurat që marrin dhe nuk dëshirojnë t’i rikthehen emigracionit.

Ata punojnë familjarisht në sera ndërsa nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti. Megjithëse kanë aplikuar dy herë për subvension nga shteti, deri tani shpenzimet e kryera janë vetëm nga te ardhurat familjare. Edhe babai i dy vellezerve eshte i lumtur qe djemte punojne ne token e tyre dhe jane prane familjes.

Në bashkinë e Roskovecit janë rreth 150 familje që janë rikthyer së fundi nga emigracioni dhe investojnë në tokat e tyre./top channel