‘Marko nga Tropoja!’ Shqiptarët bëhen bashkë dhe kërkojnë të ‘rrë.mbejnë’ aktorin që na nxorri namin (Video)

1934
0

Filmi ‘Taken’ i realizuar në vitin 2008 krijoi shumë impakt në media për një kohë të gjatë për shkak se në të flitej për një realitet aspak pozitiv për vendin tonë. Prezantimi i shqiptarëve si kr*minelë, b*nditë, vr*sës e rr*mbyes. Historia u kthye në një triologji, pas impaktit të fortë.

Filmi, ku protagonist është aktori Liam Neeson tregon anën më të errët të shqiptarëve. Vajza e tij rr*mbehet nga një grup tr*fikantësh shqiptarë. Ndërkohë për të thyer mitin e shqiptarit të keq, faqja ‘Active Albania’ ka realizuar një video ku tregon një tjetër anë të Shqipërisë.

Kjo video tashmë po bëhet virale dhe ka si qëllim prezantimin e një Shqipërie tjetër të shoqëruar më hashtagun ‘Liam Neeson, rr*mbehu nga Shqipëria’. Pjesë e këtij klipi është bërë edhe aktori i humorit Florin Binaj.

Video është realizuar në gjuhën angleze, në mënyrë që mesazhi të shkojë në veshin e aktorit por jo vetëm.

“Në kulturën e përgjithshme, Shqipëria është etiketuar si një strehë për b*ndat, kr*minelët dhe gansterët. Ndërkohë që e kuptojmë se përceptimi i marrë nga filmat e mirë si Taken (2008), kjo është tërësisht e pavërtetë. Në realitet, Shqipëria është nje vend i bukur dhe tepër i sigurtë për t’u vizituar dhe jetuar. Prandaj ne filluam këtë fushatë për të apeluar personalisht aktorin e famshëm të Taken z. Liam Neeson.”-shkruan aktori Florjan Binaj në mbishkrimin që shoqëron videon e publikuar në profilin e tij në Instagram.

Gjithashtu pjesë e kësaj video është bërë dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Ambasadori i BE, Luigi Soreca , këngëtarët Alban Ramosaj dhe Era Rusi si dhe grupe turistësh të huaj që kanë vizituar vendin. Të gjitha këto të shoqëruara me vendet më të bukura që mund të vizitosh në Shqipëri.

Për të mbyllur këtë ftesë ‘me zë e figurë’ që po pushton rrjetin është bërë pjesë dhe aktori shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Arben Bajraktraj, pikërisht ai që i dha jetë personazhit të famshëm ‘Marko from Tropoja’.