Në prag të katastrofës: Çfarë ndodhi dje realisht me 136 pasagjerët e “Blue Panorama” “Punonjësit kishin harruar..”

136 pasagjerë që ishin nisur nga Tirana për në Ancona me kompaninë “Blue Panorama” panë vdekjen me sy dje në mëngjes kur kabina e avionit u mbush me tym duke shkaktuar panik.

Sipas udhëtarëve, fill pas shfaqjes së tymit, pilotët bënë disa veprime të rrezikshme mbi det.

Në shpjegimin e tij Autoriteti i Aviacionit Civil shpjegon se punonjësit kishin harruar (!) të thanin solucionin e larjes së motorit dhe rrjedhimisht pas nxehjes ai shkaktoi tym. Në këtë shpjegim ka mjaft pikëpyetje, të cilat Albeu.com do t’i parashtrojë gjatë ditës së sotme, megjithatë aktualisht po shpjegojmë me grafikë se çfarë ndodhi dje me avionin e Blue Panorama, i cili për pak u bë varri i 136 shqiptarëve.

Avioni i Blue Panorama, i nisur për në Ankona u ngrit nga Rinasi në orën 7.38 minuta në drejtimin veri-jug të aeroportit duke bërë më pas një kthesë të fortë djathtas mbi Kashar për t’ju drejtuar Ankonës (Shiko videon sipër).

Por, ndërkohë që ndodhej në lartësinë 1.432 metra, sipër Hamallajt në Durrës, në kabinën e avionit vërehet tym dhe ajër i rendë duke shkaktuar panik tek udhëtarët. Menjëherë, avioni ka bërë një ulje të fortë duke zbritur brenda pak sekondash nga 1 432 metra në rreth 1 100 metra për t’ju drejtuar sërish aeroportit të Rinasit.

Avioni është ulur në Rinas në orën 7.57, vetëm pak minuta pasi ishte ngritur ku për pak u bë shkak për tragjedinë më të madhe ajrore të ndodhur në Shqipëri. /albeu.com/

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.