Skip to content

Gazetarit po i dridhej dora. Basha i merr mikrofonin (Video)

    Pas mbledhjes me kryetarët e rretheve të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha një deklaratë për median ku njoftoi për protestat në vijim.

    Kryedemokrati i mori mikrofonin nga dora gazetarit i cili po dridhej nga i ftohti.

    “Po të dridhet mikrofoni nga i ftohti, ma jep mua këtu, e mbaj unë… lëshoje, lëshoje, e mbaj unë se po dridhesh… frikë nuk ke pse të kesh, frika vdiq më 16 shkurt”, i tha Basha gazetarit me shaka, duke ngjallur të qeshura mes kolegëve.

    Në fund të fjalës së tij, duke folur për valën e protestave dhe largimin e kryeministrit Edi Rama, Basha bëri një tjetër batutë, teksa tha: “Pushteti duhet t’i përkasë popullit dhe gazetarëve të ndershëm, të cilët nuk duhet të dridhen as nga frika dhe as nga i ftohti”.

    Min 1.36