Kjo është DASHURI! Gjyshi i dhuron veshkën mbesës 17-vjeçare

923
0

Mustafa Unlu, një gjysh 85-vjeçar nga qyteti Karaman në Turqinë qendrore, i shpëtoi jetën mbesës së tij 17-vjeçare duke i dhuruar veshkën.

Aisha u trajtua për dy vite dhe pasi veshkat e saj pushuan së funksionuari, ajo u detyrua t’i nënshtrohet dializës.Më pas ajo u vendos në listën e pritjes për transplant Por gjyshi Mustafa nuk donte që mbesa e tij të priste në listë, dhe ai shprehu dëshirën dhe gatishmërinë e tij për t’i dhuruar mbesës së tij njërën veshkë.

Pas të gjitha kontrolleve të kryera, u konstatua se veshka e tij i përgjigjet asaj të Aishes, prandaj edhe u krye transplantimi me sukses të plotë.Pas një operacioni të suksesshëm, Aishe Unlu thotë se ajo ishte shumë e lumtur dhe shumë mirënjohëse për gjyshin e saj, i cili, siç tha ajo, e ktheu atë në jetë. “Gjyshi tha se ishte i gatshëm ta dhuronte veshkën.Ne shkuam në spital, kryem gjitha kontrollet e nevojshme dhe gjithçka ishte pozitive. Tani të dytë jemi të shëndetshëm. Unë jam gjallë dhe e shëndoshë në sajë të gjyshit tim. Unë e dua shumë gjyshin tim”, tha Aishe Unlu.

Gjyshi Mustafa Unlu tha se sëmundja e mbesës së tij e kishte goditur shumë atë, dhe se nuk ka menduar dy herë lidhur me dhurimin e veshkës. “Jo vetëm njërën veshkë, jam gati të jap jetën për mbesën time. Vetëm ajo le të vazhdon të jetojë.Falënderoj Zotin që të dy jemi të shëndetshëm. Zoti i ndihmoftë të gjithë të sëmurët. Spitali ku u bë transplantimi nuk na ka ngarkuar me asgjë, i falenderojmë të gjithë”, tha Unlu.