Kanadaja hap dyert , do pranohen 1 milion emigrantë

2505
0

Kanadaja nuk ka hequr dorë nga plani për të mirëpritur 1 milionë emigrantë të rinj përgjatë viteve 2019, 2020, 2021, përkundrazi është duke marrë masa konkrete që ta zbatojë këtë projekt.

Mediat e medha në këtë vend shkruajnë se parlamenti kanadez ka njoftuar planin për të shtuar më shumë mbi 1 milion banorë të përhershëm gjatë kësaj periudhe, e cila përbën gati 1% të popullsisë së vendit çdo vit.

Në vitin 2017 në Kanada shkuan 286 mijë banorë të përhershëm, ndërsa përgjatë 2018 ishte parashikuar një shifër prej 350 mijë banorësh, e cila më pas në 2020 pritet të shkojë në 360 mijë, transmeton vizionplus.

Fluksi i emigrantëve do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së vjetër të Kanadasë, duke rritur kështu fuqinë e saj të punës. Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen si një nisme e shumë vendeve të tjera perëndimore.