Sipas parashikimeve kjo fundjavë do të sjellë reshjet e shiut dhe të borës në vendin tonë.
Duke filluar nga nesër, moti do të jetë i ndikuar nga masa ajrore të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik, bën me dije se nesër moti do të mbetet vranësira në mesatare deri të dendura të cilat në zonat malore dhe Jug të vendit do të pasohen nga rreshje shiu . Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet.
Dallgëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 – 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë. Temperaturat min dhe max: Zonat malore 2/10°C Zonat e ulëta 3/15°C Zonat bregdetare 7/16°C