Si të pastroni xhamin e sobës në pak minuta

1178
0

“Për të hequr yndyrën nga xhami i sobës është gjithmonë një sfidë më vete, por kurrë nuk e kisha menduar se do të ishte kaq e lehtë”.  Kështu është shprehur një nënë australiane, e cila ka zbuluar një metodë shumë të thjeshtë për të pastruar në pak minuta të gjithë yndyrën e sobës dhe sidomos atë tek xhami i saj.

Ajo tha se kishte provuar çdo produkt për të pastruar yndyrën e kuzhinës dhe veçanërisht atë të sobës, por asgjë nuk dukej se funksiononte derisa ajo mori një tabletë që përdoret për lavastoviljen dhe me ujë të ngrohtë e hoqi të gjithë yndyrën në pak minuta.

Procesi është shumë thjeshtë, ajo e futi tabletën në një enë më ujë të nxehtë dhe nisi ta aplikonte tek soba duke bërë që yndyra të hiqej menjëherë, pas qenë nevoja të shpenzonte kohë të gjatë.

“Pas shumë viteve që kam përdorur produkte nga më të ndryshmet për të larguar yndyrën nga soba, jam e habitur sesi një tabletë pjatalarëse mund ta pastrojë atë kaq lehtë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Gruaja ishte aq e impresionuar me rezultatin, saqë vendosi të ndante pamje për të treguar rezultatin.

Përbërësi i tabletave pjatalarëse shkatërron yndyrat, gjë që ndihmon në largimin e njollave me lehtësi./tvklan.al