Në hapat e mamit, vajza e Valbona Selimllarit shfaqet për herë të parë në ekran

1264
0

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 28 vite nga momenti kur Valbona Selimllari u kurorëzua si Miss-i i parë shqiptar, për bukuroshen ‘’e përjetshme’’ nuk nga ndryshuar pothuajse asgjë. E nëse jeni kureshtarë të dini se si dukej Bobi, siç e quajnë miqtë e ngushtë, e vogël nuk keni pse kontrolloni rrjetet e saj sociale, mjafton t’i shihni të bijën. Në ndryshim nga vite më parë, kur Valbona mundohej t’i mbante sa më larg vëmendjes së medias 3 fëmijët e saj, ata jo vetëm që janë rritur dhe tashmë kanë profilet e tyre në Instagram, ndoshta edhe spiunojnë atë mamasë së famshme, por kanë zgjedhur të bëhen gjithashtu pjesë e botës së ekranit, si ajo.

Vivien është shfaqur mbrëmjen e djeshme në puntatën e parë të ”Në kurthin e Piter Pan-it” dhe të gjithëve nga ngelën sytë tek ajo. Valbona e kishte publikuar edhe më parë vogëlushen e saj në Instagram, ndaj nuk ishte e vështirë të mos e njihje vajzën e ëmbël.

E veshur me një fustan të kuq, ajo dukej tamam si princeshat e librave dhe filmave vizatimorë, e për çudi tregoi se nuk i druhet aspak as kameras dhe as mikrofonit. Vivien me sa duket do të na shoqërojë çdo të hënë me programin e saj të parë dhe shpresojmë që ky të jetë fillimi i mbarë i një karriere të madhe në televizion.