Ai është një aktor humori mjaft i suksesshëm dhe i dashur për publikun, ndërsa ajo, ndonëse sot është më e tërhequr nga jeta publike, ka qenë Miss dhe është po ashtu piktore. Bëhet fjalë për . Çifti ishte i ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të treguar historinë e tyre të dashurisë.
Ata janë takuar para 15 vitesh, teksa studionin në Liceun Artistik dhe prej asaj kohe vazhdojnë të duhen si ditën e parë. Flori ishte në vitin e fundit për pikturë, ndërsa Sadina në vitin e parë. Që prej atij takimi, i cili ishte dashuri me shikim të parë, Flori dhe Sadina nuk janë ndarë nga njëri-tjetri dhe sot janë prindër të dy fëmijëve, Krena dhe Glauk.
“Ka qenë një periudhë beqarie në Lice dhe doja diçka ndryshe nga lidhjet që kisha patur. Kur pashë Sadinën për herë të parë pata një ndalim dhe thashë kjo është. Përmbushte gjithçka që unë kisha në mendje për femrën që doja të kisha në krah. Momenti i propozimit ka ndodhur në kinema, ka qenë data 7 Prill 2004. Tashmë kemi dy fëmijë, të cilët na e mbushin shtëpinë plot lumturi. Unë përpiqem të qëndroj sa më pranë tyre. Gjëja e parë që kam thënë për gocën, pasi u bë 3-4 muajshe ishte: “Ku ke qenë më parë”. Janë edhe gjërat e kundërta edhe ato të përbashkëta që na bëjnë ta duam njëri-tjetrin. Unë jam tip shumë implusiv dhe reagoj shumë shpejt, ndërsa Sadina është e përmbajtur. Nga ana tjetër, Sadina është nënë shumë e mirë me fëmijët, më ka ndihmuar shumë mua”, u shpreh aktori.
“Mbaj mend një moment që nuk do ta harroj. Kam qenë tek pjesa e përparme e Liceut dhe pashë Florin që po kalonte me një telajo të madhe. Mbeta për një moment dhe ndjeva shoqet që po më thërrisnin. Ai kishte tiparet e një mashkulli që do të doja të kisha në krah, ishte ai që kisha imagjinuar dhe kur e pashë, ngela… Kjo ka ndodhur në 2004-n, unë kam qenë në vit të parë dhe Flori në vit të katërt. Flori ende nuk ishte shfaqur në ekran. Në 2005 prezantuam familjet me njëra-tjetrën dhe në 2009 jemi fejuar, po me datë 7 Prill. Pasi erdhi në jetë vajza bëmë edhe martesën civile, sepse nuk kemi bërë dasmë. Fëmijët tanë e kanë ndryshuar shumë marrëdhënien tonë, por për mirë. Fëmijët na kanë bashkuar edhe më shumë. Sinqeriteti dhe besimi janë dy hallka që e kanë bërë rezistente lidhjen tonë”, tregoi Sadina./tvklan.al