Detajet që nuk i kishim vënë re nga lidhja e Arbana Osmanit me regjisorin

Dy ditë më parë u përhap menjëherë në mediat rozë lajmi se moderatorja e njohur Arbana Osmani është në një lidhje të mundshme me regjisorin e emisionit që ajo drejton, “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Ndërkohë vetëm pak javë më parë, u zbulua se Arbana dhe bashkëshorti i saj, Ardit Kore, i kishin dhënë fund historisë së tyre të gjatë 16-vjeçare.

Mirëpo së fundmi “InTv.al” ka zbuluar disa detaje që kanë çuditur fansat.

Arbana dhe Eduarti kanë udhëtuar në disa vende së bashku, dhe e gjitha kjo është vënë re nga postimet e tyre në rrjetin social “Instagram”.

Dyshja ka postuar fotografi, ku shfaqen në të njëjtat vende, megjithëse nuk kanë dalë gjithmonë bashkë në fotot e bëra. Këto të fundit datojnë që prej vitit 2016.

Po ashtu një tjetër detaj që përforcon dyshimet për një lidhje të mundshme janë komentet në Instagram që dëshmojnë afrimitetin e tyre.

Në fund të puntatës finale të emisionit të sezonit të kaluar, Arbana ndër të tjera u shpreh kështu: “Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Edi, regjisori i programit. Ngaqë njerëzit më shohin mua në program, mendojnë se unë jam programi. Në fakt, je ti. Ti i ke dhënë shpirtin këtij programi, e ke bërë unik siç ti vetë je”.

Pas kësaj deklarate, reagoi Grishaj në Instagram duke shkruar: “Ishe ti që besove tek unë. Ishe ti mbështetja ime më e madhe. Në qoftë se unë kam arritur të bëj diçka të mirë në këtë projekt, është çdo gjë falë motivimit që mora nga ty. Jam me fat që isha pjesë e skuadrës tënde! Për një gjë jam i sigurt, je e vetmja në këtë vend që mund të bëjë një emision të tillë. Profesionalizmi yt do të jetë gjithmonë frymëzim për mua në çdo hap që do bëj unë! Faleminderit Arbana Osmani!”.

- Advertisement -

Alban Dudushi flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë: Mendova se po kalonte, por ishte..

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një...

“Kam dy vjet pa e parë”, Endri Prifti rrëfen pengun e madh të jetës

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.