Grida Duma rrëfehen anët e panjohura: E marr bukën me vete..

1494
0

Deputetja e PD-se, Grida Duma vjen me një rrëfim si nuk e keni dëgjuar.

Në një interviste për “My Living”, ajo tregon stilin e jetesës, përditshmërinë, raportin me te birin, cilat ka gjerat më të shtrenjta, pasionet, si kujdeset për pamjen dhe zbulon se nuk ka stiliste, por vetëm rrobaqepëse.

Faleminderit Grida, që më jep mundësinë të shëtisim bashkë në Tiranë e bukur që ti e do aq sa Durrësin.

Që e duam shumë. Pa diskutim, është kryeqyteti. Për këtë arsye besojmë që e duam dhe e duam me përgjegjësi.

Që na jep mundësinë të bëjmë dhe një stil të bukur jetese.

I takon ta bëjë, sepse presupozohet të jetë metropoli i shqiptarëve ku i kanë syte jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri por dhe jashtë. A ofron një stil më të mirë jetese? Pa dyshim që Tirana përfaqëson një lloj avant-garde sepse njerëzit që jetojnë këtu besoj se kanë ardhur me atë shpirtin e guximtarit. Janë mbledhur në kryeqytetin e shqiparëve për të treguar që janë fitues.

Për ty vetë a është ky qyteti që ofron një stil të bukur jetese?

Për mua më pak se sa për të tjerët besoj, sepse është reduktuar jeta në kuptimin tim, dhe kanë filluar të rikthehem te dëshira për t’u rikthyer mbasdite sa më shpejtë në shpi dhe të shijojë atë ambientin e vogël dhe të ngrohtë të shtëpisë. Kjo është gjë e mirë në fakt.

Djali është një arsye shumë e fortë që ti të kthehesh herët në shtëpi.

Ka filluar të shkojë mbasdite në palestër dhe not, kështu që ai vjen më vonë se unë. Ka patur dy apo tre elementë që tregon që po vinte elementi i pavarësisë së atij. Shkoi një ditë te shtëpia e një shoku, për të cilin është shumë i gëzuar sepse e ka të ri, Dejvid.

U kthye nga aty dhe kishte prerë flokët në një model tjetër. Po e shikoj që kishte prere floket i them “ wow”. “Cfarë ke mam? Nuk patëm asnjë pavarësi në vendosjen e emrit, tani me ler të mbaj flokët si dua.” Kur do pavarësi të respekton dhe ty, është shumë i kujdesshëm në mbajtjen e këtyre balancave. Kështu ka filluar të vijë pak më vonë, sepse është fiks në moshën që ka qejf të shkojë në palestër, të ndjejë veten mirë. Është një djalë që e kupton që kjo është pjesë e rëndësishme. Gjendja fizike është më shumë se gjysma e të qenurit mirë. Nuk ka të bëjë me të qenurin i bukur apo jo, por ka të bëjë me një lloj sigurie dhe vetëkënaqësië që të jep.

Në këtë mënyrë i ke treguar djalit që dukja është e rëndësishme.

Unë përpiqem të them, edhe për veten time, që nëse ke një trup të rregullt dhe një trup të mirë, nuk ka asnjë nevojë për të patur rroba të shtrenjta.

E kam kuptuar që veshja është e rëndësishme për ty. I bën vetë blerjet apo ke një stilist që kujdeset për imazhin tënd?

Unë kam një zonjë rrobaqepëse, mos ta quajmë stiliste sepse duket sikur i largohemi realitetit të Shqipërisë. Ajo kujdeset dhe është e vjetër në profesionin e vet dhe e bën punën me shumë kënaqësi me mua. Unë kam një stil, nuk lëviz shumë nga kjo, dhe si thuhet në zhargon kam gjetur rehat me këtë logjikë.

Pra veshjet e tua janë të qepura.

Po shumica e veshjeve të mia janë të qepura.

I ideon ti?

Ka ardhur puna, që ajo më dërgon në whatsapp dy tre copa që ajo ka gjetur duke me pyetur nëse me pëlqejnë dhe unë i them ta bëjë vetë si di ajo dhe mos më pyesë më fare. Kjo nuk do të thotë që unë nuk blej. Unë ofendohem nga tendenca për të blerë gjëra shtrenjtë. Unë jam e bindur që shumica e njerëzve më kuptojnë kur them tregu të blen ose e blen. Nuk është çështja për të thënë a kam apo skam se ky është një diskutim që secili e ka relative. Por unë mendon që një njeri i fisëm është ai që blen mençur. Pra nuk të blen tregu ty, por ti blen një gjë që të shërben.

Pra shopping nuk është terapi për ty?

Fare, madje kur futem në një dyqan që ka shumë artikuj, ato më mbysin. E vetmja formë që kam për të bërë pak pazar apo blerje është me motrat e mia, sepse ato e kanë gjetur mënyrën se si të më bëjnë mua qesharake apo të bëjnë shaka me sjelljen time dhe unë pastaj vazhdoj. Por nuk e kam terapi. Jam me teroinë që pasi blen nje gjë që nuk e meriton cmimin që ka patur, unë do ndihesha keq me veten. Besoj se kjo vjen me kohën.

Po stili vjen me kohën?

Çfarë them unë që funksionin sidomos me kamerën, janë një ngjyrëshet, nuk duhet luajtur me ngjyra se çfokusohet nga personaliteti. Unë p.sh nuk përdor aksesor fare. Aty ku mendoj që nuk më shkon, nuk guxoj. Më pak është më mirë. Mbajtja e një stili që është i joti, që njeriu e kupton dhe vetë, që me atë gjë ti dukesh mirë. Njeriu e kupton vetë këtë.

Kisha menduar që veshja është një ndër pasionet e tua.

Jo nuk është pasion fare. Është vetëm pjesë e sigurisë time. Unë nuk rrezikoj shumë. Unë kur e shikoj veten në foto që janë në web, sigurisht them që mund të kisha bërë dhe më mirë, por mendoj që vjen me vite.

Cilat janë pasione e tua?

Noti është dicka që më mungon shumë. E di shumë mirë që duhet të shkoj në palestër. E di shumë mirë që do na vlente secilit që dhe e nesërmja të fillonte me energji tjetër. Do të doja shumë të kisha mundësi të ecja një orë, gjysëm ore.

Të pëlqen të gatuash?

Më pëlqen gatimi im. Nuk më pëlqen të ha në restorant dhe të më gatuajnë të tjerët.

Se nga profili profesional duket sikur porosisni në zyrë.

Ndodh që porosisim në zyrë. Unë jam kthyer te koncepti i shëndetshëm. Nuk është çështje reklamimi. Të marrësh pak ushqim me vete nga shtëpia. Nuk ka rëndësi nëse e gatuar apo është një tost sipas stilit tënd. E ke bërë vetë dhe të shijon në mënyrën tënde. Përpiqem të heq gjalpin, me që po flasim për stil jete. Kudo që ti shkon të porosisësh këtë, nuk ja thua dot dikujt, përdor këto elemente të caktuara, se dhe e ofendon. Ky kthimi tek gjërat që merren me vete më pëlqen shumë dhe e shikoj si një mënyrë për të qenë në një formë normale. Të ngrënit shpesh dhe pak. Mund të mbaj një gjë në çante dhe kur kuptoj që ka ardhur momentin të konsumoj një gjë sepse e kërkon stomaku, e konsumoj.

Nuk del pa mëngjes nga shtëpia.

Jo nuk dal dot më, më dhemb koka jashtëzakonisht shumë. Kjo nuk ndodhte 7-8 vite përpara. Njeriu me kohën e kupton që duhet të ketë një regjim. Ka tjetër energji që në mëngjes dhe jo kafen në mëngjes të parën. Une mendoj që në jetën tonë vuajmë nga disa gjëra të vogla që nëse i bëjmë më mirë do të kemi më shumë kënaqësi.

I përgatit vetë?

Një tost fare të thjeshtë, vaj ulliri me pak djathë të bardhë që është gjëja më e mirë për stomakun në momentin që ti nuk ke mundësi të hash drekë apo gjëra të tilla.

Je një kuzhiniere që të lavdërojnë në shtëpi?

Po, po patjetër, nuk është ankuar njeri. Unë gatuaj fare thjeshtë. Sot nuk është e vështirë të gatuash. Unë mendoj që një gatim i shëndetshëm më pak perime te ziera, mish ose jo mish, ose një supë me lëng mishi maksimumi është 45 minuta kështu që në këtë kuptim nuk është vlerë e veçantë. Mua me pyesin që pse nuk e tregoj që më pëlqen shtëpia. Më kupto Brunë, ardhja te publiku edhe në politikë edhe sikur je një kuzhiniere e shkëlqyer, sikur di ti besh të gjitha dhe punët e shtëpisë, të cilat çdo grua, pa diskutim, çdo grua keto i ka mënyre jetese më se të zakonshme. Nuk ka grua në SHQIPERI që nuk është heroike në këtë kuptim. Eshtë krejt e panevojshme që ta pompojmë kete sikur kjo që bëj unë që bëj politikë është një gjë e jashtëzakonshme. Siç i bën njeriu vetë gjerat në shtepinë e vet është e pamundur ti bëjë askush. Pa diskutim që unë nuk kam patur një ndihmë që shumica e kanë, që janë prindërit e mi që janë në Amerikë prej 21 vjetësh tashmë, dhe këtë e ndjej si mungesë. E ndjen ate mënyrën e ngrohtë që në çdo moment që do shkosh te shtëpia e prindërve do e ndjesh se do të përkëdhelin. Kjo më mungon. Pjesa e të pasurit ndihmë, jo se jam rritur në shtëpi private. Kush ka jetuar ne shtëpi private e di që është nëe mini fabrikë se kërkon më shumë punë, riparime, më shumë pastrim më shumë vemendje. Nese ka kujtime të bukura, janë kujtimet e asaj kohe. Kur isha e vogël, shtëpia kishte shumë punë, dhe mendoja që ata që jetonin në aparatment ishin me fat, se shtëpitë e tyre kërkonin më pak punë, ndërsa tani them që gjëja më me pendesë është që jetoj në apartament. Është një hapësire e vogël lirie por jashtëzakonisht e ndryshme dhe sikur vetëm pak metra oborr bëjnë ndryshimin. Kur e hap dritaren te oborri jot është një jetë tjetër. Padyshim që me angazhimet që kam sot nuk do të mund të jetoja në një shtëpi private dhe të kujdesesha. Do e kisha të pamundur.

Po apartamentin e mban vetë?.

Një ndihmë e vogël besoj se duhet dhe i bën mirë dhe atyre që kanë nevojë për këtë. Pastaj bëhen si njerëzit e shtëpisë që kur ndodh që kanë probleme familjare ty të mungojnë si njerëzit e shtëpisë, pra njerëzit që të ndihmojnë. Edhe atëherë kur ti mendon që dicka mund ta bësh vetë, i thua hajde se kjo është pjese e përditshme dhe të ndihmojnë dhe lehtësojnë shumë.

Të pëlqen të bësh në shtëpi nga këto organizime?

Eshtë gjëja më e mirë që mund të bëhet në ditët e sotme. Sepse siç është biseda dhe miqësia që ndërtohet në ambientet e shtëpisë nuk ka asgjë më të bukur dhe rehatshme. Nëse do zgjidhja midis të mbledhurit jashtë apo në shtëpi, do zgjidhja pa asnjë diskutim në shtëpi.

A ka Grida një mikeshë?

Kam patjetër. Është një nga thesaret që ka njeriu. Shpesh askush nuk mund të na zgjidhe asnjë problem, as ne nuk i zgjidhim dot njerëzve te afërt porblemet por vetëm momenti kur ti e thua te një njeri apo të një mikeshë ose shoqe të besuar, që në atë moment ka filluar zgjidhja. Nëse je njeri i kuptuar je njeri i çliruar në një farë mënyre dhe kjo është magjia e te pasurit njerëz. Një tregues i mirë për mua se sa njeri i mirë që je, janë miqësitë e vjetra. I ke ruajtur apo jo. Shoh veten sot, se pavaresisht se koha nuk na lejon të rrimë shpesh, ke njerëz që duket sikur i ke patur aty dhe nese ke kohë qe nuk i ke parë. Kjo është cilësi e madhe jete.

Si është dita jote sot?

Ka shumë takime me njerëz. Ka disa mbledhje, në fakultet, në seli apo në komisione parlamentare. Ka shume takime me njerëz. Për një kohë të gjatë unë kam mbuluar atë që është pritja në PD dhe kam dëgjuar shumë, shumë histori, problemet e njerëzve qe vinin nga gjithçka. Kjo të bën shumë mirë. Të bën të reflektosh dhe të kuptosh që për çdo gje të mire duhet të jemi falenderues. Duhet të kuptojmë që cdo gjë e mire na vjen sepse jemi të tillë me të tjerët.

Cfarë muzike degjon?

Unë dëgjoj muzikën italiane, jam rritur me muzikën italiane. Unë jam rritu me Sanremo dhe nuk di ta lëshoj. Pastaj cdo gjë e momentin muzikale më pëlqen. Psh Këngën magjike këtë herë e kam shijuar. Përtej teksteve të thella, muzikaliteti, ritmi është i rëndesishëm dhe nuk ka rëndësi të jemi serioz. Kam studiura violinë tetë vite dhe ime më është violiniste, që e gjen veten te klasikët. Unë me raste e gjej veten aty por dhe te muzika e lehtë, atë të viteve 80 apo 90

Kujdesesh vetë për arredimin e shtëpisë?

Po kujdesem vete, nuk ka arkitekt. Shumicën e kemi bërë vit pas viti duke ja ndryshuar pamjen. Nisi me një logjike bardh e zi pak e ftohtë dhe moderne, por mbaroi e ngrohtë me ngjyra dhe me të bardhën në mobilim. Është bërë më e mirë pas viteve të caktuara. Nevoja qe kemi ne për të ndryshuar, dhe shtepinë e kam si një nga elemnetet apo nevojat që ka njeriu për të ndryshuar herë pas here.

 Cila është lumturia?

Sfida.

Personi që admironi me shumë?

Steven Spielberg. Ai bën realitet ëndrrën, ka bashkua filozofinë me relaitetin, ka realizuar endërrat e të gjthëve.

Tipari që nuk të pëlqen te vetja?

Që nuk pranoj asnjë dobësi.

Po te të tjerët?

Ankimin, këta njerëz që thonë që kjo nuk bëhet.

A ka gjera tek të cilat e tepron?

Tek serioziteti.

Cfare do të shtynte të gënjeje?

Asgjë fare.

Cilën fjali e përdor më shpesh ?

Etapa të ndryshme, fjalë të ndryshme, tani them shpesh “më kupton”.

Je penduar për ndonjë gjë?

Asgjë.

Dashuria më e madhe e jetës tuaj?

Jeta vetë.

Cila është gjendja juaj shpirtërore momentale?

Qartësia.

Cfarë do ndryshoje te vetja ?

Asgjë te vetja, më shumë, për veten, të lëvizja, ecja më shumë.

Arritja më e madhe?

Nuk e di, çdo arritje, në atë moment them:” kaq ishte, duhet një tjetër”

Gjëja më e shtrenjtë?

Vetja.

Mjerimi më i madh te një person?

Kur fillon e luan të tjerët. Roli që mund të luajmë më mirë është ai i vetes. Kur mendon që për të qënë i suksesshëm duhet të kopjojmë dikë.

Cilësia juaj më e vecante?

Nuk e di, vështirësia.

Po te një burrë?

Vendimarrje.

Po te nje grua?

Aftesinë për të kaluar sfida.

Cili është shkrimtari i preferuar?

Stefan Cvajg.

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë ?

Janë ata që i gëzohen gjërave të vogla dhe dinë të shijojnë jetën më gjërat e vogla. Nuk është as lufta as beteja, por aftësia për të lexuar gjërat e vogla, dhe t’i gëzohesh.

Cilin talent dëshiron të kesh?

Shkrimtare sepse shkruaja në gjimnaz dhe prindërit shqetësoheshin. Ndoshta tani jam në etapë që më shumë bëj se sa shkruaj.

Rrugëtimi i preferuar.

Toscana

Të pëlqejnë udhëtimet ?

Gjëja më e mirë që mund të bëjë njeriu. Sa më shumë të dalësh, sa më shumë të shohësh, sa më shumë të vështrosh, aq më mirë të bën. Më pëlqen me mikesha, ajo më bën mirë. Më pëlqen të shijoj pjesën e artit, teatër, muze, por jo muze pafundësisht. Më pëlqen të eci, të shoh anën e shkëlqyer historike por dhe anën aktuale periferike. Për të kuptuar dy dimensionet.

Cila është moto?

Cdo dite është një ditë tjetër. Duhet vazhduar. Ne jemi te tërhequr nga e tërhequra pas. Nuk e kemi në kulturë që nesër është një ditë e re, pra një mundësi e re.