Fëmija dhe pema e mollës! Fabula e mençur, si ua “marrim shpirtin” prindërve pak e nga pak!

Shumë kohë përpara, na ishte një dru i madh molle.

Një fëmijë e kishte qejf të vinte për çdo ditë e të lozte rreth e rrotull tij.

Ai ngjitej në maje të drurit, hante molla dhe pastaj e merrte një sy gjumë nën hijen e tij.

Ai e donte drurin, po edhe druri donte të lozte me të.

Kaloi një kohë e gjatë, fëmija i vogël u rrit dhe nuk vinte më për çdo ditë të lozte përreth pemës.

Një ditë, djaloshi u kthye te pema, mirëpo dukej i zymtë.

“Eja dhe luaj me mua”, iu lut pema djalit.

“Nuk jam më fëmijë, unë nuk luaj më përreth drunjve, iu përgjigj ai. – Unë dua lodra, mirëpo nuk kam para t’i blej”.

“Më vjen keq, ama unë para nuk kam. Mund t’i mbledhësh të gjitha mollët e mia, t’i shesësh dhe të bësh paratë”, i tha druri i mollës.

Djaloshit iu bë qejfi shumë.

I rrëmbeu të gjitha kokrrat e mollëve dhe iku i lumtur.

Mirëpo ai nuk u kthye më, pasi i kishte mbledhur mollët.

Druri u zymtua shumë.

Një ditë, djaloshi i cili tanimë ishte bërë burrë, u kthye sërish dhe pema u gazmua së tepërmi.

“Eja dhe luaj me mua”, i tha pema.

“Nuk kam kohë të luaj. Më duhet të punoj për familjen. Madje na duhet një shtëpi për strehim. A mund të më ndihmosh?”, i tha ky.

“Më vjen keq, ama unë nuk kam shtëpi. Ti mund t’i presësh degët e mia dhe të ndërtosh një shtëpi”, i tha druri njeriut.

Ky ia preu të gjitha degët dhe iku i lumtur.

Druri u gëzua kur e pa atë të lumtur, mirëpo njeriu nuk u kthye më.

Druri sërish mbeti i vetmuar dhe i zymtë.

Një ditë të nxehtë vere, njeriu u kthye prapë, ndërsa druri u gëzua tej mase.

“Eja dhe luaj me mua!”, i tha druri.

“Po plakem. Dua të shkoj të lundroj me anije për t’u relaksuar e çlodhur. A mund të më japësh një varkë?”, i tha njeriu drurit.

“Përdore trungun tim për ta ndërtuar varkën. Pastaj lundro larg e larg dhe kënaqu”.

Kështu, njeriu e preu trungun e drurit për ta ndërtuar varkën.

Ai shkoi për lundrim dhe nuk u duk më për një kohë të gjatë.

Përfundimisht, njeriu u kthye sërish te druri i mollës pas shumë vitesh të kaluara.

– “Më vjen keq, biri im. Nuk kam më asgjë për ty, nuk kam më mollë të të jap”, i tha druri.

– “S’ka gjë, edhe unë nuk kam më dhëmbë për të kafshuar”, iu përgjigj njeriu.

– “Nuk kam më trung të ngjitesh në të”, i tha druri.

– Njeriu i tha: “Jam shumë plak për atë punë, s’ngjitem dot”.

– “Vërtet nuk mund të të jap asgjë. E vetmja gjë që më ka ngelur janë rrënjët e mia që po më vdesin”, i tha druri i përlotur.

“Tani nuk kam nevojë për diçka më tepër, sesa një vend për t’u ulur.

Jam lodhur fort pas kaq e kaq vitesh”, iu përgjigj njeriu.

“O Zot, rrënjët e një druri të moçëm janë vendi më i mirë për t’u mbështetur në to e të pushosh. Eja, ulu pranë meje dhe pusho”, i tha druri.

Njeriu erdhi, u ul pranë tij, ndërsa druri ishte shumë i lumtur dhe qeshej me lot.

Cfarë mësojmë nga kjo fabul, për të gjithë ata që nuk e kuptuan…

Ky rrëfim vlen për çdokënd.

Druri është sikurse prindërit tanë.

Kur jemi të vegjël, duam të luajmë me mamin dhe babin.

Kur rritemi, i braktisim ata; vijmë te ta vetëm kur na duhet diçka ose kur jemi në bela.

Sido që të jetë, prindërit janë gjithnjë aty dhe do të na japin gjithçka që munden, vetëm e vetëm të na bëjnë të lumtur.

Juve mund t’ju duket se djaloshi ishte shumë i vrazhdë ndaj drurit.

Po.

Edhe ne të gjithë jemi të tillë ndaj prindërve tanë.

Mbështetemi tek ata, mirëpo nuk e çmojmë atë që ata e bëjnë për ne.

“O Zot, na fal për gabimet tona ndaj prindërve dhe na udhëzo në rrugë të mbarë!” /http://supershendeti.com/

- Advertisement -

Vajza nuk ia hapte qëllimisht telefonin nënës, por kur mori pushimet e dimrit, e gjeti shtëpinë bosh!

Kur shkova në kolegj, nëna ime gjithmonë më telefonte dhe më pyeste si isha… Sa më shumë që thirrte në telefon, aq më e paduruar...

Historia mbresëlënëse e bujķut të zgjuar dhe mbretit që përloti botën. Do merrni mësim të mirë për jetën

Diku një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lëvronte arën. Ai pa se bujku ishte i gëzuar...

Një ndër fjalimet më të bukura/ Kam miliona dollarë, por nuk e blej dot shëndetin..

Historia e botës është e mbushur me fjalime të fuqishme, frymëzuese, fjalime këto që në disa raste kanë ndyshuar historinë, kanë ndryshuar botën dhe...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.