Vijnë në jetë Trinjakët e parë. Marrin bonusin e plotë

958
0

Ka sjellë në jetë trinjakë dhe prindërit e rinj do të përfitojnë për çdo njeri prej fëmijëve të tyre nga 120 mijë lekë nga bonusi i bebes.

Trinjakët e parë të lindur në 2019 në maternitetin Koço Gliozheni në Tiranë janë vizituar nga kryeministri, i cili ju ka dorëzuar çekun që në total për të tre fëmijët shkon 360 mijë lekë.

Me këtë rast sqaruam atë pyetjen e famshme, “si është bonusi kur janë tre?” Kështu që kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot,” u shpreh Kryeministri Rama.

Nga 1 Janari i këtij viti kanë përfituar bonsuin 2 200 bebe që kanë ardhur në jetë. Prindërit mund ta kryejnë regjistrimin e fëmijës së porsalindur në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit.