Nëse jeni përdorues të rregullt të Instagramit, nuk mund të mos e keni vënë re profilin interesant dhe tejet origjinal të modeles së njohur Emina Çunmulaj. Bukuroshja shqiptare është bërë prej disa muajsh nënë e një vajze, Mias Soraya-s, e cila së bashku me motrën e madhe Ella janë impenjimi kryesor dhe kënaqësia e saj më e madhe. Megjithatë rritja e një fëmije nuk është gjithmonë e lehtë dhe Emina ka folur publikisht për sfidën e prindërimit, që nga ushqyerja me gji në publik, presioni që u bëhet nënave për të ardhur në formë menjëherë pa lindjes, e deri tek ushqimet me të cilat ushqen të bijat. Kujtojmë këtu se mami Emina e dashuron kuzhinën tradicionale, dhe së bashku me Ella-n gatuajnë herë pas here receta shumë të shijshme.
Mbrëmjen e kaluar, modelja ka treguar se ka disa ditë që qëndron zgjuar pasi vajza e saj e vogël nuk është ndjerë mirë. Fillimisht mjeku i kishte thënë që ishte një virus, por ajo e kishte ndjerë që kishte diçka më shumë.
“Ju betohem që sa herë ndjek instinktin rezulton se kam bërë shumë mirë. Mbrëmjen e kaluar po mendoja që nuk mund të jetë thjesht një virus. Vogëlushja ime, më në fund, po ndihet pak më mirë. Faleminderit vetes time që marr gjithmonë masat para kohe dhe e çova sërish te doktori sot. Doli që kishte infeksion në të dy veshët”, -ka shkruar Emina në Instastory.
Më pas ajo ka ndarë një video, në të cilën u këshillon të gjitha nënave të ndjeshme të jenë të kujdesshme dhe të vëmendshme ndaj fëmijëve. Modeles i është kujtuar e ëma, të cilën e ka quajtur heroinë, pasi ka rritur gjashtë fëmijë, dhe i besonte gjithmonë instiktit të saj.