FMN ngre alarmin/ “Shqipëria vetëm po humbet, po i ikën ‘truri’”

780
0

Nga raporti i fundit për Shqipërinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ngrihet alarmi për nivelin e lartë të emigrimit të qytetarëve shqiptar. Ky institucion i kërkon qeverisë të marrë masa të menjëhershme për të krijuar një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në mënyre që të frenohet largimi i njerëzve.

Kjo plagë e shoqërisë sonë shihet me shqetësim nga sociologet për pasojat që po shkakton. Profesor Fatos Tarifa thotë për Klan Plus se në këtë rast Shqipëria është vetëm humbëse pasi po i ikën rinia, truri dhe krahu i punës.

Sipas Sociologut Tarifa, qeveritë nuk kanë ndërmarrë politika të duhura në frenimin e emigrimit  ndaj duhet një vëmendje e menjëhershme.

Sipas Tarifës nuk mjafton vetëm punësimi i të rinjve në administratën publike, por duhen politika më të mëdha për të rritur shpresën që të qëndrojnë në vend.