U tall me 2 televizionet më të mëdha, piktori zbulon të vërtetën: Isha i infiltruar i Vizion Plus-it

Historia e Edlir Rekës i cili shtirej në emisionet shqiptare sikur ishte një piktor me famë botërore arriti të kthehej në debat të mirëfilltë në Shqipëri disa ditë më parë.

Rudina Magjistari bëri një reagim të detajuar ku shfaqte indinjatën për mashtrimin që Edlir Reka kishte bërë duke i treguar më pas publikut se gjithçka ai kishte thënë, ishte gënjeshtër.

Por e vërteta mund të jetë ndryshe. Përpara disa orësh në Instagram, Edlir Reka ka treguar se në fakt ai ka qenë i infiltruari i emisionit “Bypass Show” në Vizion Plus dhe gjithçka ka ndodhur me dijeni të plotë për të provuar nivelin e gazetarisë në Shqipëri dhe sipas tij, ai ia ka arritur të aktrojë siç duhet rolin që iu përcaktua.

Më poshtë gjeni fjalën e tij të plotë:

Edhe stafi i “Bypass Show” e ka marrë përsipër këtë shpjegim duke e shtjelluar rastin në puntatën e djeshme ku u sqarua se Edliri ishte i infiltruari i tyre.

Mbetet të presim nëse do të ketë një reagim nga moderatoret Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari lidhur me këtë, duke qenë se ato kanë qenë edhe “targeti” i kësaj loje të emisionit, te paktën siç po thuhet tani, edhe pse disa komentues ende vazhdojnë që kjo është një tjetër sajesë pasi Rudina Magjistari ia ofroi mundësinë për tu sqaruar dhe Edlir Reka nuk pati dëshirë.

Ndoshta ai mund të kishte qenë një rast i mirë për të rrëfyer se ishte i infiltruari i një tjetër emisioni.

- Advertisement -

Përlotet Bieta, cfarë ndodhi në studio me të ftuarën: Të kisha në krah, të kam në shpirt

Në një rrëfim të ndjerë, të sinqertë dhe frymëzues, autorja dhe poetja Rita Petro ka treguar ditën e sotme se si ka ndikuar mungesa...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.