Amerika vazhdon të jetë e pushtuar nga një i ftohtë ekstrem, i shkaktuar nga ajo që quhet “vorbulla polare”, që ka marrë deri tani shtatë jetë njerëzish dhe e ka ulur temperaturën në nivele rekord.
Foto të dërguara nga njerëzit tregojnë më nga afër se sa ekstrem është i ftohti. Në disa raste, akulli ka hyrë edhe brenda në shtëpi, nëpërmjet prizave e dyerve të korridoreve.