Studim/ Trurin nuk e dëmton stresi, por …

Sipas prestigjozes Health.com nuk është vetë stresi ai që dëmton shëndetin e trurit, por përgjigjet emocionale që vijnë me të. Ky është përfundimi që ka dalë nga një studim i Universitetit Shtetëror të Oregonit, që ka analizuar shqetësime tipike të jetës së përditshme, siç është pritja e gjatë në radhë për vizitë te mjeku ose bllokimi i trafikut në autostradë

Studimi tregoi se këto incidente mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit të të moshuarve, por janë reagimet emocionale që rrjedhin prej tyre që kontribuojnë në rënien e aftësive njohëse.

Në studimin e botuar në revistën “Mjekësia Psikosomatike” u përfshinë 111 persona të moshës mes 65 dhe 95 vjet për një periudhë prej 2 vjet e gjysmë. Ata që iu përgjigjën ngjarjeve stresuese me më shumë emocione negative dhe raportuan një gjendje përgjithësisht më të keqe, treguan luhatje më të mëdha në punën e tyre, çka sugjeron një shëndet më të keq të trurit te njerëzit më negativë dhe reaktivë.

Të moshuarit, shpjegojnë studiuesit, duhet të jenë të vetëdijshëm për reagimet e tyre emocionale ndaj ngjarjeve stresuese dhe të eksplorojnë të gjitha strategjitë e reduktimit të stresit pikërisht për të ruajtur funksionet njohëse të trurit.

- Advertisement -

Nga plakja e lëkurës e deri tek kanceri. Mjekja tregon rreziqet e këtij produkti që po përdoret shumë nga shqiptarët

E ftuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan mjekja Tea Shehu tregoi për publikun me hollësi rreziqet që shkaktohet në organizmin e tonë,...

Ju dalin jargë herë pas here teksa flini? Ja cfarë thonë ekpertët

Jargavitja është kur pështyma e tepërt del nga goja e një personi dhe ne të gjithë e bëjmë këtë herë pas herë. Por ae...

Nata që vlen “më shumë se një mijë muaj”: Vlera e Natës së Kadrit, çfarë duhet të bëjmë?

Kur është Nata e Kadrit? Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.