Ekipet e shptëtimit vazhdojnë të kërkojnë aeroplanin e zhdukur 9 ditë më parë në të cilën gjendej futbollisti, Emiliano Sala.
Lajmet e fundit thonë se ekipet e shpëtimit private kanë gjetur dy jastëkë të aeroplanit në brigjet e detit në gadishullin Cotentin.
Jastëkët e aeroplanit janë gjetur 65 kilometra nga vendi ku ishte nisur aeroplani.
Ekipet e shptëtimit shpejt pritet të nisin kërkimet nënujore për të gjetur trupin e futbollistit dhe pilotit të zhdukur.