Edhe pak ditë dhe lëmë pas Janarin e ftohtë. Ditët e fundit të janarit do të vazhdojnë të jenë me reshje shiu.
Ndërsa në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit do të ketë reshje dëborë.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të jenë tipike të dimrit për pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Verilindjen.
Edhe muaji shkurt, do të sjellë prezencë të shpeshtë të reshjeve ndërsa pritet edhe një hyrje e masave ajrore polare nga mesi i shkurtit.
Megjithatë, në tërësi muaji shkurt do të sjellë temperatura më të larta se vlerat normale mujore.