Dielli largohet me fundjavën, ja si do të jetë moti këtë fund Janari

Fundi i Janarit, sipas parashikimeve, pritet të vijë me reshje. Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore parashikon kthim të tyre në të gjithë territorin e vendit.

Dielli parashikohet të largohet me fundjavën. Fundi i Janarit pritet të vijë me reshje. Në qarqet Shkodër dhe Kukës sipas Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht intensive.

Në Vlorë dhe Gjirokastër përgjithësisht parashikohen reshje mesatare. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave në çaste të caktuara. Ndërsa në qarqet e tjera të territorit të vendit tonë reshjet pritet të jenë të dobëta deri në lokalisht mesatare. Ndërkohë në zonat malore mbi 800 metra parashikohet të bjerë borë.

Termometri në bregdet pritet të shënoje 8 gradë Celsius minimum dhe 13 gradë Celsius maksimumi, në vendet e ulëta 7 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa në ato malore 0 dhe 6 gradë Celsius. Ndërkohë që në pjesën perëndimore të vendit, java e re parashikohet të vijë më erë të fortë. /abcnews.al

- Advertisement -

“Do ju kapim dhe nuk do të futeni kurrë në Amerikë” Paralajmërimi i fortë nga ambasada amerikane per shqiptarët: As mos e ëndërroni të...

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një paralajmërim të prerë nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Kristi Noem, drejtuar atyre që synojnë të...

Harrojeni diellin këtë javë! Sinoptikani zbulon cfarë pritet këto ditë: Jo vetëm shi, problem pritet të jete edhe ..

Kjo javë e cila përkon dhe me fundin e muajit Marsit, pritet të jetë me vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje...

‘Po bënim shaka me të, por na shau dhe..’! Dhunuan 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara, zbardhet dëshmia e dy të rinjve!

Është zbardhur dëshmia e dy të rinjve që dhunuan barbarisht 43-vjeçarin Fabjol Hysi, me aftësi te kufizuara (shurdh-memec), i cili vijon të jetë i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.