“Hidhe në gjyq”, qytetarët shpërthejnë ndaj programit të Arbana Osmanit

2448
0

Arditi ishte personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur”, ku solli historinë e tij të dashurisë me Loredonën, të cilën e kishte njohur në “Instagram”.
Arditi rrëfeu se e kishte gjetur rastësisht Loredonën, dhe se fotot e kishin shtyrë që t’i bënte “follow” asaj.

Të rinjtë kishin filluar të komunikonin me njëri-tjetrin për rreth dy muaj, e në momentin që Arditi i kishte propozuar Loredonës për t’u lidhur së bashku, ajo e kishte refuzuar. Disa ditë më vonë, Arditit i vjen një mesazh, në të cilin shkruhej se duhej ta linte të qetë Loredonën, pasi “Instagram”-in e saj e menaxhonte dikush tjetër. Ndodhur në këto kushte, ai kishte menduar si zgjidhjen ideale emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku mund ti shprehte dashurinë.

“Unë të kam shkruar kohë më parë në Instagram, ku të shpreha ndjenjat e mia, dhe tashmë dua që të jemi bashkë”, ishte propozimi i Arditit për Loredonën.

Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, Loredona pohoi se në jetën e saj ishte dikush tjetër, dhe se nuk dëshironte të komunikonte me Arditin.

Pavarësisht fjalëve të Loredonës, ai nuk e besoi dhe shtoi se ajo gënjente. I riu pohoi se i shkruante shumë vajzave, dhe se Loredona nuk ishte e vetmja.

Por duket se gjërat nuk kanë përfunduar me kaq, pasi qytetarët kanë shpërthyer me komente fyese ndaj produksionit, pasi kanë fyer vajzën. Komentuesit shprehen së këto histori po shkatërrojnë jetën e protagonistëve, e në të njëjtën kohë po humbasin audiencën.