‘Shkova shumë vonë, e dëgjova djalin duke qarë. Nuk munda ta kapja dot’

857
0

Babai i Julenit ka folur sëfundmi në lidhje me ditën e tragjedisë kur i biri ra në një pus 100 metra të thellë dhe 25 cm të gjerë.

“Ishim në piknik. Unë po merresha me ushqimin, kurse bashkëshortja po njoftonte në punë se nuk shkonte dot. Erdha sapo e dëgjova të qante. Zgjata dorën duke menduar se ishte afër pasi hoqa të gjithë gurët që e mbulonin pusin. Nuk munda ta kap dot”, u shpreh babai i tij.

Trupi i Julenit u gjet vetëm gjatë orëve të para të ditës së sotme nga Mbrotja Civile Spanjolle, por ishte shumë vonë dhe ai kishte ndërruar jetë.

Nga të dhënat e para dyshohet se Juleni ndërroi jetë që në momentin që ra në pus për shkak të lartësisë së madhe.