U dashurua në “Instagram”, djali i propozon “live”. Ajo: nuk të njoh, jam e lidhur..

Arditi ishte personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ai solli historinë e tij me Loredonën, të cilën e kishte njohur në “Instagram”. Arditi rrëfeu se e kishte gjetur rastësisht Loredonën dhe se fotot e kishin shtyrë që t’i bënte “follow” asaj.

Të rinjtë kishin filluar të komunikonin me njëri-tjetrin për rreth dy muaj, e në momentin që Arditi i kishte propozuar Loredonës për t’u lidhur së bashku, ajo e kishte refuzuar. Disa ditë më vonë, Arditit i vjen një mesazh, në të cilin shkruhej se duhej ta linte të qetë Loredonën, pasi “Instagram”-in e saj e menaxhonte dikush tjetër.

Ai i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” që t’i krijonte mundësinë për të takuar për herë të parë Loredonën. “Unë të kam shkruar kohë më parë në Instagram, ku të shpreha ndjenjat e mia dhe tashmë dua që të jemi bashkë”, ishte propozimi i Arditit për Loredonën.

Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, Loredona pohoi se në jetën e saj ishte dikush tjetër dhe se nuk dëshironte të komunikonte me Arditin.

Pavarësisht fjalëve të Loredonës, ai nuk e besoi dhe shtoi se ajo gënjente. Gjithashtu, Ardti pohoi se i shkruante shumë vajzave dhe se Loredona nuk ishte e vetmja.

- Advertisement -

Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Arditi ikën me vrap..

Deri në këtë pikë të diskutimit mes nënë e bijë, Bukuries dhe Edonës në “Shihemi në Gjyq” kanë dalë kryesisht në pah problematikat e...

Do ti marri shtëpinë, vajza rreh babain 88 vjeçar, nipin e filmon!

Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh,...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.