E gjithë bota pret nxjerrjen e Julenit nga pusi, por historia e prindërve të tij është vërtetë e dhimbshme..

1561
0

Punimet për shpëtimin e Julenit 2-vjeçar janë duke vazhduar edhe gjatë paradites së sotme. Mësohet se minatorët janë një orë larg për të mësuar se çfarë ka ndodhur me vogëlushin dhe nëse ka mundur t’ia dalë ai të mbijetojë.

E ditur bëhet edhe se ata janë detyruar të bëjnë dy shpërthime të vogla, për shkak të terrenit të ashpër, në mënyrë që të arrijnë në vendin, ku ka rënë Juleni i vogël.

Kujtojmë këtu se vogëlushi ra të dielën e 13 janarit në një vrimë të ngushtë 25 cm dhe të thellë 100 metra, të një pusi.

Vogëlushi atë ditë kishte dalë për piknik me prindërit e tij. Ditët e para shpresa ishte e madhe se Juleni mund të ishte gjallë, por sa më shumë kohë ka kaluar shpresat shuhen se ai mund të ia ketë dalë.

Ndërsa prindërit e Julen janë në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm një vit më parë atyre u vd.iq një fëmijë trevjeçar nga zemra, papritur, ndërsa luante në buzë të detit.

Nëse Juleni nuk del i gjallë nga ai pus kjo do të jetë tr.agjia e dytë për familjen e vogëlushit.