Binjakët shqiptarë po çmendin drejtësinë italiane. Nuk dinë cili është fajtori i vërtetë

Autoritetet italiane kanë liruar binjakët shqiptarë Eduard dhe Edmond Trushi, të cilët mbaheshin në qeli për vjedhjen e disa banesave.

Në fakt njëri prej tyre akuzohet, mirëpo gjykata italiane ka vendosur që t’i lejë të lirë të dy, pasi nuk përcakton dot se cili prej tyre është autori. Kjo për shkak të ADN-së. Gjykata tha se ADN-ja e tyre është pothuajse identike dhe nuk mundet të përcaktohet kush prej tyre është fajtor. Për më tepër, ata kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtat tatuazhe. Por mbi të gjitha është gjenetika ajo që i shpëton nga hekurat dy shqiptarët.

Si u zbuluan?

Në vitin 2010, njëri prej tyre kishte hyrë për të vjedhur në një apartament në Nogarole Rocca dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nipit të pronarit të shtëpisë. Pasi u largua nga banesa, aty kishte harruar kapelen e tij. Autoritetet mundën të gjenin gjurmë të ADN-së që çoi më pas në zbulimin e tyre.

Mirëpo sipas Tv klan tashmë nuk mund të përcaktohet se cili prej binjakëve është fajtori i vërtetë. Ata kanë ADN pothuajse të njëjtë dhe hetuesit e kanë të pamundur të identifikojnë cili prej tyre është autori i vërtetë. Një ekspert i policisë shkencore në Itali tha se për të zbuluar ndyshimet e vogla në ADN-në e tyre, duhet të bëhen analiza shumë komplekse në laboratorë shumë të specializuar. Për këtë arsye, gjykata italiane vendosi lirimin e tyre nga qelia.

- Advertisement -

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë...

9 vjeç flinte te stacioni i trenit, sot një nga picierët më të njohur në Itali! Shqiptari tregon kalvarin e vuajtjeve

Endrit Rustemi është një i ri shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Endrit Rustemi emigroi me nënën dhe dy motrat...

23-vjeçari shqiptar, studenti i parë i verbër qe diplomohet për IT, ja cfare shkruan media italiane

Kledian Leka është 23-vjeçari i pari i diplomuar i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës. 23-vjeçari me origjinë shqiptare e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.