Nga 1 shkurti, leja e qarkullimit ndërkombëtare bëhet 3-vjeçare

2446
0

Një lajm tepër i mirë per te gjithe drejtuesit e mjeteve. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një reformim të thellë me qëllim rritjen e transparencës dhe të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Vendimi më i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është që nga data 1 shkurti 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes. Më parë kjo leje jepej 1-2 vjeçare.

Gjithashtu, ky institucion ka vendosur edhe dhënien e lejeve ndërkombëtare të qarkullimit, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes 1-vjeçare. Drejtoria thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet.

Masat e fundit të ndërmarra nga Blendi Gonxhe në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë forcuar kërkesën e llogarisë për të gjithë punonjësit. /TCH/

“Leja e Qarkullimit Ndërkombëtare” është e detyrueshme për të gjithë drejtuesit e mjeteve te cilët udhëtojne me mjetin e tyre jashtë territorit te vendit tonë.