Skip to content

Rrënqethëse/ Nëna e tyre nuk lëviz nga shtrati prej 4 vitesh, vajzat e vogla bëhen ‘infermiere’ (Video)

    Një grua është prej 4 vitesh në shtrat pasi ka pësuar dëmtim të shtyllës kurrizore. Gruaja ka ndihmë vetëm dy vajzat e saj të mitura, të cilat kujdesen prej 4 vitesh për të.
    Mes lotësh, ato rrëfejnë për mikrofonin e BOOM në Ora News, dëshirën e vetme që ata kanë.

    -Sa vite jeni e sëmurë?

    Gruaja: Katër vite! Rrëshqita nga shkallët dhe rashë.

    -Nuk mund të lëvizni?

    Gruaja: Jo! Kam thyer kurrizin. Më ndihmojnë fëmijët e mi. Dy gocat.

    Gazetarja: Sa vjet ke që i shërben?

    Vajza: Katër vjet. Isha 11 vjeçe. I mjekoj plagët. I jap ilaçet. Ka plagë pasi katër vite është në kateter dhe atë e ndërroj unë. Do të doja ta shihja edhe një herë jashtë si gjithë të tjerët.

    Vajza e vogël: Dëshira ime të paktën të dalë në banjë.

    Pas daljes nga spitali, mjekët i kanë rekomanduar fizioterapi, por mungesa e të ardhurave ka bërë që 38 vjeçarja të mos e marrë këtë shërbim.

    Vajzat kërkojnë ndihmën e spitaleve që mamaja e tyre ta marrë këtë trajtim mjekësor.