Skip to content

Ngrin kaskada e Niagarës, Amerika “mbërthehet” nga acari… (Foto)

    Kaskada e Niagarës e mbuluar nga akulli. Pamjet spektakolare u xhiruan me dron ditën e martën, ndërsa pjesa qendrore e verilindore e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga acari e bora.

    Shërbimi meteorologjik paralajmëroi për stuhi të rrezikshme dimërore  në rajonin lindor ku jetojnë rreth 100 milion njerëz.

    Të paktën 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq rreth Shteteve të Bashkuara, përfshirë një 12 vjeçare në Çikago.

    Në shumë zona lindore trashësia e borës ka arritur në 30 centimetra.  Në Minesota dhe Wisconsin temperaturat do të zbresin në -20 gradë celsius.

    Stuhitë kanë shkaktuar probleme në qarkullim me qindra fluturime të anuluara.

    Bora ka mbuluar edhe shumë qytete evropiane. Banorët e Parisit dhe Brukselit po e shijojnë pamjen e ofruar nga reshjet e para të borës për këtë sezon./a2news/