Skip to content

Janë shumë të rinj, por duken të moshuar, motër e vëlla me semundje të rrallë (Foto)

    Motër e vëlla janë të prekur nga sëm*undja e rrallë e ‘Benjamin Button’.

    Michiel, 20 vjeç dhe Amber, 12 vjeç, nga Vandeweert, Belgjikë vuajnë nga progeria, gjendje e rrallë gjenetike që shkakton plakje të përshpejtuar.

    Me çrregullimin që prek vetëm 1 në çdo 4-8 milionë njerëz në mbarë botën, Michiel dhe Amber përbëjnë 2 nga 155 rastet e njohura deri tani.

    Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëm*undje vdesin në moshën 12-vjeçare. Ndërsa vëllai dhe motra kanë filluar të kenë probleme me kockat, dhëmbët dhe flokët.

    Por ata nuk kanë ndërmend ti dorëzohen fatit, Michiel i pëlqen të garojë në GoKart dhe Amber që është një balerinë e mirë.

    Ata kanë vendosur të thyejnë edhe rekordin e jetëgjatësisë së një personi me progeria, që është 26 vjeç.

    Michiel, i cili është vetëm 1.4 metra tha: “Progeria na ka prekur flokët, kockat dhe gjatësinë, ashtu si njerëzit e moshuar. Thonë se jetëgjatësia e një personi me progeria ëshët 12 vjeç por ne po marrim ilaçe dhe shpresojmë që mund të na zgjasin jetën.”

    Michel u diagnostikua me sëm*undjen kur ishte vetëm 8 muajsh, pasi prindërit Wim dhe Godelieve Vandeëeert e dërguan në një qendër kujdesi për fëmijë ku mjekët vunë re se dukej ndryshe.

    Kur Amber lindi, prindërit i kërkuan mjekëve të bënin analizat për të qenë të sigurt. 7 javë më vonë zbuluan se edhe ajo kishte gjithashtu progeria.