Shitet Telekom për 50 milionë euro tek një grup i fortë investitorësh

Shitja e kompanisë telefonike “Telekom Albania” është finalizuar për 50 milionë euro te shoqëria “Albania Telecom Invest AD”, me aksionerë biznesmenin e fuqishëm bullgar, Spas Roussev, si dhe zotin Elvin Guri, një sipërmarrës shqiptar i mirënjohur në Bullgari.

Lajmi për arritjen e marrëveshjes është konfirmuar përmes një deklarate nga grupi “OTE” në Greqi, i cili kontrollon edhe “Telekom Albania”.

Shefi ekzekutiv dhe kryetari i grupi “OTE”, Michael Tsamaz vuri në dukje se, shitja e “Telekom Albania” përmbyll një investim të suksesshëm në Shqipëri për këtë grup dhe se ky është një vendim strategjik. Sipas tij, blerësit e rinj do të rrisin pozitat e kompanisë në tregun shqiptar.

“Blerja e shoqërisë nga një grup i fortë investitorësh dhe sipërmarrësish garanton rritjen e shoqërisë dhe krijon kushte për të forcuar edhe më tej pozitat e saj në treg”, tha Michael Tsamaz.

Spas Roussev vjen nga një përvojë në fushën e telekomunikacionit në Bullgari, si aksioneri kryesor i shoqërisë “Vivacom”, më e madhja e kësaj fushe në këtë shtet. Në vitin 2017, ajo pati një vit të fuqishëm financiar, me 455 milionë euro të ardhura dhe 165 milionë euro fitime.

Aksioneri tjetër Elvin Guri ka punuar si bankier, themelues kompanie dhe drejtor, dhe si investitor për më shumë se 20 vite. Jetëshkrimi (CV) i tij përfshin eksperienca të shumta si “Price Ëaterhouse”, BERZH dhe “BNP Paribas”.

Kompania e tij “River Styxx Capital” ka qenë e përfshirë në transaksione në disa shtete, në rajon dhe më gjerë. Ai ka studiuar në Universitetin amerikan në Bullgari dhe në Universitetin e Oksfordit.

- Advertisement -

Këto janë punët më të kërkuara në të ardhmen: jo vetëm ekspertë të AI, por edhe..

Deri në vitin 2030, bota do të shohë krijimin e 170 milionë vendeve të reja të punës, duke përfshirë jo vetëm ekspertë të inteligjencës...

Si të fitosh para duke përdorur AI

Ka disa mënyra se si mund të fitosh para duke përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI). Ja disa ide që mund të të ndihmojnë...

5 hapat që duhet të ndiqni për t’u bërë milioner në 2023-shin!

Të bëhesh milioner kërkon një kombinim planifikimi financiar të zgjuar, kursimeve të disiplinuara dhe vendimeve të mençura për investime. Këtu janë disa hapa që...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.