Rama jep lajmin e fundit për studentët, por a mjafton?

685
0

Nga dita e nesërme, në sekretaritë e fakulteteve do të ketë përfaqësues të ministrisë së Financave për të asistuar studentët.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët“, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Kujojmë që studentë vijojnë të bojkotojnë mesimin dhe një pjesë e tyre prej tre ditësh vijojnë të qëdrojnë të ngujuar në ambietnet e fakulteteve.