Meta i shpall luftë Ramës: ‘Nuk ka fuqi në botë që guxon të më…’

763
0

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet ndaj Kryeministrit Rama. Meta thotë se ai që k.ërcënon gjyqtare, prokurore, gazetare, beri gabimin fatal duke ke.rcenuar Presidentin. Gjithçka erdhi pasi Meta nuk dekretoi të emëruarin e Rames për ministër të Jashtem, 28 vjecarin nga Kosova, Gent Cakaj.

Statusi i plotë i Metës në facebook

Ai që guxoi të kë.rcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e tr.fikantëve të dr.ogës me pushtetarët, ai që guxoi të k.ërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dh.unimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të k.ërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kë.rcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që k.ërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kë.rcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kë.rcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!