Heq shallin për të mbuluar qenin në rrugë, videoja emocionuese pushton rrjetin

Në jemi mësuar njerëz që “mburren” në rrjetet sociale me bamirësitë që bëjnë për hir të kamerave, por të pakët janë ata që bëjnë diçka të mirë pa asnjë lloj interesi.

E pikërisht një rast i tillë vjen nga Turqia, ku gjesti i një vajze ka prekur zemrat e të gjithë atyre që e kanë parë videon e shpërndarë në internet.

Me shumë siguri vajza, që po dilte nga një kafene turke, nuk e kishte menduar ndonjëherë se do bëhej e famshme në Facebook në momentin që iu dhimbs një qen rruge.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë jashtë lokalit, ajo duket ndërsa sheh qenin të shtrirë jashtë në të ftohtë dhe për një moment po bëhej gati të largohej.

Por, në moment u pendua, u kthye tek qeni, hoqi shallin e saj nga qafa dhe e mbuloi kafshën e gjorë.

Vajza u identifikua më vonë si Duygu Elma dhe u shpreh më vonë për mediat që nuk e kishte menduar ndonjëherë se ajo që bëri do kishte rënë në sy.

Videoja e shpërndarë në Facebook numëron deri më tani më shumë se 330,000 shikime.

- Advertisement -

Rast i veçantë! Mendonte se vuante nga ankthi, por ChatGPT i zbulon se vuante nga kanceri..

Mund të tingëllojë e çuditshme, por një 27-vjeçare ka pranuar se është diagnostikuar në mënyrë të saktë përmes një bisede të zhvilluar virtualisht me...

Një shofer humb ndjenjat në timon, qytetari hero e shpëton duke rrezikuar jetën (VIDEO)

Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur dje në Tiranë, kur një shofer ka humbur ndjenjat papritur gjatë drejtimit...

Historia e pazakontë! La per tu takuar me një djalë që njohu në avion, ai nuk i erdhi ne takim, por aty i ndodhi...

Kur djali që njohu gjatë fluturimi një avion i kërkoi një takim, Cristina Farina tha ‘po’ pa hezitim. CNN sjell historinë e Cristina-s, e cila...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.