Ky është parashikimi i motit, për ditën e premte 11 janar 2019

685
0

Kthjellime dhe vranësira do të dominojnë në të gjithë territorin.

Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat Qendrore dhe Veriore duke gjenerurar reshje shiu e dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -7°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë