Gentian Zenelaj zbulon presionet që i kanë bërë: Më kanë kërcënuar nga familja për PD

1325
0

Aktori i njohur Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, tha se ndjen presion në lidhje me qëndrimet e tij, ndërsa thotë se akuzohet si aktori i Partisë Demokratike pse kritikon qeverinë.  

Zenelaj: Presion ka, nuk dua ta mohoj. Studentët nuk e dinë cfarë ndodh në inbox-in dhe jetën time. Ka sharje, fyerje nga familja. Unë mendoj që një shtet nuk e kalb as ministri, as kryeministri. Ministri ose kryeministri është një hienë që kap një copë dhe ikën. 

Shtetin e kalbin një mori krimbash dhe vemjesh, të cilat janë ato që e gërryejnë ngadalë dhe ne nuk e vënë re. Njerëz të cilët e hanë nga brenda gjithë këtë trung të madh dhe ti kupton që bëhet si një trung i madh që e ka kapur mola që kur e shkund, del vetëm pluhur.

 Një nivel i tillë sulmi mediatik, unë nuk kisha parë ndonjëherë. Unë kam bërë protestë edhe kundër PD-së. Është e pafalshme që në vitin 2019, fakti që unë kritikoj qeverinë, thonë se je aktor i PD-së. 

Kujt i plasi për PD-në? PD-ja është në opozitë dhe fajtorë jemi ne që mendojmë se opozitën tonë duhet ta bëjë PD-ja. Jo nuk duhet ta bëjë PD-ja, duhet ta bëjë populli.