Skip to content

Gruaja nxjerr në shitje burrin. Çmimi?!

    Nëse po kërkoni për një burrë, një grua mund të ketë zgjidhjen perfekte për ju. Në vend që të shiste në eBay dhuratat e saj të padëshiruara, një grua në Gjermani vendosi që të nxjerri bashkëshortin në shtije, këto Krishtlindje që kaluan.

    Gruaja, e cila jeton në Hamburg dhe njihet me pseudonimin Dorte L, ka shkruar “Bashkëshort i përdorur” në njoftimin e saj në faqen online të shitjeve.

    Dhe çmimi fillon nga 18  Euro, të cilin e konsideron se numrin e saj me fat, shkruan Mirror.

    Dorte L, ka shkruar në reklamën e saj se është “lodhur” nga sjellja negative e partnerit të saj. Ata janë martuar prej 7 vitesh dhe ajo mendon se nuk i përkasin më njëri tjetrit.

    “Gjatë këtyre ditëve të Krishtlindjeve kam kuptuar se ne nuk i përkasim njëri- tjetrit.  Nuk dua të rri më me bashkëshortin tim, jam e lumtur të negocioj për çmimin. Dorëzimi është i mundshëm dhe sot, kështu që mund ta provoni menjëherë, por nuk mund ta ktheni”.

    Sipas Hamburger Abendblatt, njoftimi i saj mori shumë përgjigje, por nuk kishte asnjë ofertë konkrete.

    Ajo tha për gazetën se, “lajmërimi më shkoi shumë mirë dhe kisha përgjigje shumë pozitive”.

    Në fund 40-vjeçarja ka thënë se të gjithën këtë e bëri për argëtim.

    Dorte shtoi se burri i saj nuk ishte në dijeni të reklamimit të tij në eBay, por një gazetë lokale shkruajti për njoftimin./tvklan.al