Ndryshime të reja në procedurat e patentës, DPSHTRR: Nëse ke ngelur në teori ose praktikë…

1234
0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se janë bërë disa ndryshime në procesin e marrjes së patentës, me qëllim lehtësimin e procedurave.

DPSHTRR njofton se nuk do ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas.

“Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në një njoftim të faqen në Facebook të DPSHTRR.